Ja si u festua ndërrimi i viteve në Shqipëri, fishkezjarret “pushtojnë” kryeqytetin (VIDEO)

Ashtu si në vitet e kaluara, edhe këtë ndërrim vitesh, qytetarët e kryeqytetit shqiptar kanë dalë në sheshet kryesore të Tiranës për të pritur Vitin e Ri, raporton Anadolu Agency (AA).

Me spektaklin e fishekzjarrëve, qytetarët kanë pritur ardhjen e Vitit të Ri 2016, duke krijuar një atmosferë të vërtetë festive. Bashkia e Tiranës ka zgjedhur që festën e ndërrimit të viteve ta presë së bashku me qytetarët në sheshin “Nënë Tereza”, me një koncert festiv dhe spektakël fishekzjarrësh. Atmosferë festive me fishekzjarret ka patur pothuajse në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Ndërkohë për festën e Vitit të Ri kanë përcjellë urimet për qytetarët drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, si Presidenti Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

“Qoftë një vit i mbarë e i begatë…, një vit i mbushur me më shumë dashuri, përkushtim dhe solidaritet në familjet tona, në shoqërinë tonë, në Shqipërinë tone”-thuhet në urimin e Presidentit Bujar Nishani.

Në urimin e kryetari të Kuvendit, Meta ndër të tjera thuhet: “Me rastin e festës së Vitit të Ri kam kënaqësinë e madhe të uroj të gjithë shqiptarët, kudo që gjenden, për më shumë mbarësi, më shumë fat dhe më shumë shëndet”.

Ndërkohë nga të dhënat paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Shqiptar mësohet se nuk ka patur incidente gjatë festimeve për pritjen e Vitit të Ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button