Tragjedi shqiptare: Sot në mëngjes burri vret gruan dhe më pas edhe veten

Një krim i dyfishtë në familje ka shënjuar vitin e ri në qytetin e Sarandës. Sipas policisë së Sarandës ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 08.55 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Gjashtë” të qytetit ku gjatë natës, burri ka vrarë me armë zjarri tip automatik fillimisht gruan dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Afrim Uzo i cili ka vrarë bashkëshorten e tij Liliana Uzon po 45-vjeç. Sipas policisë, gruaja prej muajsh kishte urdhër mbrojtje për shkak të një konflikti të mëparshëm me bashkëshortin.

Mësohet se në momentin e krimit në banesë ka qenë prezente edhe vajza e tyre e cila është dërguar në Spitalin e Sarandës pasi ndodhet në gjendje depresioni.

Shërbimet e Policisë bashkë me grupin e ekspertëve ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacioni Paraprak nga Policia e Sarandës

Rreth orës 08:55, një person ka qëlluar (vrarë) me armë zjarri gruan e tij dhe veten!

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjashtë të qytetit të Sarandës, ku shtetasi: Afrim Uzo, ka qëlluar me armë zjarri “Automatik” bashkëshorten e tij, shtetasen e quajtur: Lina Uzo, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Më pas, ky shtetas ka qëlluar edhe veten e tij, për pasojë ka gjetur vdekjen gjithashtu.

Mendohet se viktimat janë rreth moshës 45-50 vjeç. Në banesë ka qenë prezente edhe vajza e tyre e cila është dërguar në Spitalin e Sarandës pasi ndodhet në gjendje depresioni.

Shërbimet e Policisë bashkë me grupin e ekspertëve mdodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button