FBI arreston një person të dyshuar për sulm terrorist në New York

FBI ka arrestuar një person të moshës 25 vjeçare që dyshohej se kishte planifikuar sulme terroriste gjatë natës së Vitit të Ri në New York.

Sipas tyre, personi i arrestuar kishte lidhje me ISIS dhe po planifikonte që sulmin ta kryente në një nga restorantet e Neë Yorkut, transmeton Klan Kosova.

25-vjeçari Emanuel Lutchman u paraqit përpara Gjykatës Federale të enjten, ndaj të cilit ka prova se mbështeste Shtetin Islamik.

Sipas dëshmive të deritanishme për personin e arrestuar thuhet se dy muajt e fundit ka kaluar në përgaditje të këtij sulm.

Një burim i afërt me të i ka thënë FBI-së se ai kishte deklaruar se të bashkohej me Shtetin Islamik ishte ëndërra e tij e bërë realitet ndërsa nuk e kishte problem të merrte jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button