Sali Berisha: 2015 ishte vit që se meritonim

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në llogarinë e tij në Facebook, ka uruar Vitin e Ri, njofton Klan Kosova.

Berisha ka përshkruar vitin 2015 në një postim të gjatë, të cilin mund ta lexoni më poshtë:

“GEZUAR Vitin e Ri 2016!

Te dashur miq, brenda pak oreve Viti i Ri 2016 do trokase ne zemrat dhe do ulet me ne ne vatrat tona! Une perzemersisht ju uroj nje vit me shume gezime, shendet, suksese dhe mbaresi e te mira per secilin prej jush dhe per te gjithe shqiptaret, femijet, familjet dhe miqte e tyre kudo qe jane!

Por, sonte ne ndahemi me nje vit qe ne kurre nuk e meritonim. Viti 2015 do shenohet ne muret e kohes si viti i krizes, dhimbjeve sociale dhe ekonomike me te thelle ne 25 vitet e fundit, si viti i rritjes se madhe te papunesise, vareferise dhe mjerimit ekstrem, si viti ne te cilin Edi Rama dhe qeveria tij, tashme nje organizate kriminale, me politikat e tij çnjerezore, me vrasjen e shpreses perzuri nga Shqiperia rreth 100 mije shqiptare dhe na rrjeshtoi per braktisjen e vendit krahas sirianve.

Viti qe lame pas ishte viti i vjedhjes masive te mbi 700 milione eurove ne dogana, tatime, tendera e koncesione nga hajnat e shtetit, mbiministra, ministra e tarafet e tyre. Viti 2015 ishte viti i shnderrimit te krimit te organizuar dhe trafiqeve ne sistem. Viti i arrestimit dhe burgosjes te mbi 38 mije shqiptareve, varjeve dhe vdekjeve te shumta per shkaqe shteterore, vdekjes se foshnjeve njera pas tjetres nga te ftohtit dhe mjerimi.

Shqiperia e banditeve ne pushtet u be famezeze ne mbare boten per parlamentin, qeverine dhe administraten e mbushur me kriminele, vrases e trafikante si asnje vend tjeter mbi toke. Ky ishte viti i bllokimit perseri te procesit te integrimit nga Kryebllokatori dhe banditet e tij ne pushtet.
Viti 2015 ishte viti i dhunimit masiv dhe rrenimit te madh te procesit zgjedhor ne Shqiperi nga klika ne pushtet.

Por viti 2015 ishte dhe viti fillimit dhe ngjitjes se revolucionit demokratik, shprehur me protesta te shumta qe kulmuan me revolten paqesore te dates 8 dhjetor .

Ndaj dhe une do ta mbyll kete mesazh me shpresen dhe besimin tim te plote se Viti i Ri 2016, do te jete viti i ngadhenjimit te plote te revolucionit demokratik dhe te uroje me kete mesazh cdo shqiptar kudo qe feston sonte ne shtepi, lokal, detyre, Gezuar Vitin e Ri 2016.

Nje vit te mbare e te bardhe per shqiptaret, familjet, femijet, miqte e tyre kudo ne Shqiperi dhe qe festojne kete nate! GEZUAR! sb”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button