Daçiq: Partnerëve tanë u kemi thënë se nuk do ta njohim Kosovën

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq në konferencën e shtypit, të fundit për këtë vit, ka folur edhe për Kosovën.
I pyetur për Kapitullin 35, i cili shihet si një kurth për njohjen e Kosovës, ai ka thënë se politika e Serbisë është e qartë.

“Ne, për një kohë të gjatë, kemi qenë të bindur se jemi viktime e teorive të ndryshme të konspiracionit nga bota dhe se paraprakisht jemi të gjykuar me vendin e viktimës, se nuk na do kush, se na kanë zili, se duan të na shkatërrojnë…e pastaj u paraqit ky koalicion qeveritar dhe u bë një pyetje krejtësisht logjike – pa të shohim se çfarë mund të bëjmë dhe se çfarë krejt varet nga ne”, tha Daçiq.

Sipas fjalëve të tij, Qeveria ka filluar të punojë, të luftojë për interesat e Serbisë dhe të mbajë fjalën e të përmbushë detyrime, njofton FoNet, transmeton Koha.net.

“… Ka mbetur edhe kjo – detyrimi për njohjen e Kosovës. Vështirë se do ta çrrënjosim – në Serbi dyshojnë te njerëzit që bartin çorape të zeza, në mos janë masonë, e lërë t’i besojnë kapitullit 35, por ajo që e duam, dhe kjo është e sigurt, ne do ta vazhdojmë politikën tonë të qartë. Dhe kjo do të thotë se nuk do ta njohim Kosovën dhe se partnerët tanë për këtë qëndrim tonin i kemi njoftuar hapur”, ka thënë Daçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button