Egjipti hap kufirin me Gazën për të kthyer trupin e palestinezit të vrarë

Egjipti ka hapur sot vendkalimin kufitar Rafah për të lejuar kalimin e trupit të pajetë të palestinezit të vrarë nga ushtria egjiptiane, bëri të ditur një burim doganor palestinez për AA.

Televizioni Al-Jazeera të premten transmetoi një video e cila tregonte një njeri krejtësisht të zhveshur palestinez duke u qëlluar disa herë për vdekje nga ana e ushtrisë egjiptiane, teksa ai tentonte të kalojë nga Gaza në Egjipt përmes kufirit detar Rafah.

Videoja gjithashtu tregoi një personel palestinez të sigurisë duke u kërkuar forcave egjiptiane të mos qëllojnë dhe duke i sinjalizuar se njeriu në fjalë vuan nga një sëmundje mendore.

Viktima është identifikuar si Ishak Hassan, 28 vjeç.

Ministria e Brendshme e Gazës ka dënuar incidentin, duke e quajtur atë një “ekzekutim gjakftohtë”. Ndërkohë, ministria të enjten tha se Egjipti ka hapur vendkalimit Rafah vetëm 21 ditë në vitin 2015.

Në vitit 2015, sipas ministrisë, 21 mijë e 295 persona kanë kaluar në të dyja anët e kufirit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button