Thaçi: Marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë lojë fëmijësh

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se do të dëmtohej shtetësia e Kosovës nëse do të tërhiqeshin nënshkrimet nga dy marrëveshjet, ajo për Asociacionin dhe Demarkacionin.

Thaçi tha se marrëveshjet ndërkombëtare nuk “janë lojë fëmijësh”. “Njerëzit duhet ta kuptojnë se rënia e këtyre marrëveshjeve nënkupton devalvim të shtetit të Kosovës, kjo nuk është lojë fëmijësh. Këto dy marrëveshje nuk duhet të shndërrohen si mjete për devalvimin e shtetit”, tha Thaçi për televizionin publik . Duke folur për Asociacionin, ai tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e thotë qartë se ai do të formohet. Thaçi shtoi se protestat e paralajmëruara nga opozita në janar, nëse janë demokratike, atëherë nuk ka problem që të zhvillohen, por ai tha se opozita ka nevojë që të komunikojë më shumë për të ardhmen e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button