Nuk pi ujë aspak qëndrimi i z.Ali Ahmetit

Nuk pi ujë aspak qëndrimi i z.Ahmeti se fajtorë për dështimin e Maqedonisë për integrimet euro-atlantike kanë qenë Siria dhe Ukraina dhe nuk është e vërtet, për shkak se në aspekt strategjik, Mali i zi mori ftesë për anëtarësim në NATO.
Është e vërtet se Maqedonia nuk i përmbush kushtet për anëtarësim, e këto janë konkluzat nga samiti i NATO-s, në Bukuresht në vitin 2008, ku thuhet shkurt dhe qartë se Maqedonia mund të anëtarësohet në strukturat euro-atlantike vetëm në qoftë se e zgjidhë çështjen e kontestit të emrit me fqiun jugor-Greqinë.
Puna e dytë është përmbushja e detyrimeve nga Brukseli, që nënkupton eliminimin e demokracisë deficitare si dhe përmbushja e plotë e marrëveshjes së Përzhinos. Këta janë dy pengesat se pse Maqedonia nuk mund të anëtarësohet në NATO, që me siguri do të ceken edhe në samitin në Varshavë që do të mbahet vitin e ardhshëm. Në raste kur ka probleme ndërkombëtare si është rasti me Sirinë dhe Ukrainën, ndodhë e kundërta, NATO-ja zgjerohet e nuk tërhiqet, dhe kjo është politika e NATO-s.
Në kushte të krizës, NATO-s i konvenon që ti mbyllë sytë për problemet që i ka Maqedonia me Greqinë, pra konfliktet vetëm se e rrisin apetitin për zgjerim të NATO-s. Pas ngjarjeve të sulmit terrorist me 11 shtator në SHBA, ku shtatë vende u bënë anëtare të NATO-s, dhe ky fakt e demaskon totalisht deklaratën e Kreut të BDI-së.
Konkluzioni im është se deklarata e zotit Ahmeti është krejtësisht e gabueshme dhe më mirë të kish thënë se shkak për mos-integrimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike ka qenë orientimi Pro-Rus i qeverisë ku ai bënë pjesë. Thjeshtë parashtroj pyetjen pse për Malin e Zi nuk ishte fajtorë Ukraina dhe Siria?

 

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button