Më ftohtë në Mavrovë dhe Berovë ­ -12 gradë

Në ditën e fundit nga ky vit më ftohtë është në Mavrovë dhe Berovë ku sot në mëngjes janë matur ­12 gradë. Në Krushevë dhe Gjurishte janë matur ­10, në Pozharane dhe Kriva Pallankë ­9, në Topollçan ­ 8 , në Kumanovë dhe Shkup ­7, në Vinicë, Pozhar, Demir Kapi,Dibër dhe Prilep ­6, në Tetovë, Shkup, Kavadar, Ohër dhe Shtip ­ 5, në Manastir dhe Strumicë ­ 4., në Dojran dhe Pretor ­3, ndërsa në Gjevgjeli ­ 2 gradë, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometorologjike.

Moti sot në mëngjes është me vranësira mesatare me erë të dobët ndërsa në vendet më të larta me erë mesatare veriore. Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ftohtë me vranësira të vogla në pjesët jugore të vendit dhe erë të dobët deri mesatare veriore në vendet më të larta. Temperatura minimale do të jetë në interval prej minus dy deri pesë gradë. Në Shkup do të jetë me diell dhe ftohtë me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura deri tre gradë. Nesër mot me diell dhe i ftohët me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite vranësirat do të rriten.

Gjatë natës së Vitit të Ri moti do të jetë i kthjellët dhe mjaft i ftohtë, me temperaturë e cila do të zbresë prej minus 11 deri ­ 3 gradë. Të shtunën vranësirat do të shtohen dhe temperaturat do të fillojnë të ngriten. prej të dielës pason periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme, në viset e ulëta me shi dhe borë, ndërsa në viset më të larta me borë, me intensitet të ndryshueshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button