Në Arktik temperaturat do të rriten me 50 gradë 24 orët e ardhshme

Në Arktik çdo gjë është e ngrirë! Por këtë vit po ndodh çudia. Nga minus 50 gradë, temperaturat parashikohet të shkojnë në zero gradë, shumë pranë shkrirjes.

Fenomeni ndodh pasi një erë e ngrohtë po shkon drejt Arktikut siç shkruajnë mediat ndërkombëtare dhe kjo ka sjellë rritjen e temperaturave. Shkencëtarët nuk kanë ndonjë përgjigje për fenomenin dhe nuk e lidhin dot me ngrohjen globale.

Shërbimi Meteorologjik Amerikan thotë se temperaturat do të rriten me 50 gradë në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm. Kjo vjen për shkak të stuhive të fuqishme që do të çojnë rryma të ngrohta drejt polit të veriut.

Kjo nuk do të thotë se rryma të tilla janë aq të ngrohta siç janë ato në shkretëtirë apo Mesdhe, por për Arktikun me temperatura ekstrem minus, çdo stuhi ere me mbi zero gradë është e ngrohtë.

Temperaturat e ngrohta do të shkaktojnë shkrirje akujsh dhe për pasojë shtim reshjesh në Britaninë e Madhe dhe në Islandë. Kujtojmë se pjesa veriore e Anglisë ndodhet nën përmbytje prej ditësh.

Shumë shkencëtarë e lidhin këtë me fenomenin “El Ninjo”, që në periudha të ndryshme të vitit shkakton rritje të temperaturave në Amerikën Veriore.

Por kurrë më parë një valë kaq e madhe e ajrit të ngrohtë nuk kishte shkuar deri në Polin e Veriut, e për më tepër në një periudhë kur në këtë zonë të globit nuk shfaqet dielli për javë të tëra, transmeton Gazeta Dita.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button