Njeriu apo djalli?

Kur Zoti ia krijoi formën fizike-trupore Adamit në formën e statuas, iu afrua djalli me xhelozi të madhe për tê parë e ditur se ç’ishte ajo krijesë që ishte lavdëruar edhe nga Zoti, krijesë që Zoti do ta bënte zëvendësuesin e vet në tokë dhe sunduesin e kësaj bote. E shikoi me zili statuan e krijuar nga Zoti, u vërtit rreth e përqark për ta parë këtë krijesë konkuruese dhe kundërthënëse ndaj tij. Nga që iu duk shumë i bukur, u zemërua aq shumë sa që donte ta thyente e ta shkatërronte këtë skalitje të krijuar nga Zoti.

Posa e preku…, i erdhi fytyra, u gëzua shumë, …u mendua pak dhe tha: “Aa..lehtë e paskam, s’paska gjë prej këtij, qenka i ftohët, i akull, i zbehët, i palëvizshëm si i vdekur, unë jam shumë më i mirë se ky, unë jam i krijuar pastër nga zjarri i nxehtë, e ky nga toka e pistë e dëbora e ftohte. Më pas i ra me grusht për të parë forcën e tij, për çudi, dëgjoi një zë: gum, gum, gum, si zëri i shtambës së zbrazur, dhe, tha: s’ka gjë prej kësaj krijese, qenka brenda i zbrazur, prandaj edhe këtë krijesë të Zotit do ta udhëheq unë”.

Mirëpo, më vonë kur Zoti, përveç trupit fizik , njeriut të parë Adamit ia shtoi në brendësi edhe energjinë e shpirtit të mbushur me dashuri, mëshirë, humanizëm, mirësi, ndershmëri, dituri, sinqeritet, moral e besim, u zemërua shumë keq për shkak të këtyre vetive, cilësive dhe karakteristikave që s’i kishte vet djalli, duke u betuar se armikun numër një do ta ketë vetëm njeriun. Dhe kështu ndodh , njeriu i sotëm është bërë krijesë e zbrazur nga dashuria, mëshira, humanizmi, mirësia, ndershmëria, dituria, sinqeriteti e kështu me radhë. Prandaj dhe djalli avancon ndaj njerëzve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button