A mund të korrigjoni formën e veshëve të foshnjës?

A ka foshnja juaj formë “të varur” të veshëve ? Ja një mënyrë fare e thjeshtë për korrigjimin e tyre.
Veshët e varur mund të llogariten si një problem estetik, ashtu sikur hunda e shtrembëruar, mirëpo shumica e prindërve dëshirojnë që fëmijët e tyre të rriten në mënyrë të sigurtë dhe bëjnë çmos për ta korrigjuar këtë mangësi të vogël, madje edhe iu nënshtrohen operacioneve plastike qysh në fëmijëri.

Mjekët në Britaninë e Madhe kanë shpikur një metodë për t’i korrigjuar “veshët e varur”. Qysh nga kohërat e mëhershme besohet se veshët e theksuar mund të përmirësohen vetvetiu, kështu që shumica e nënave iu ngjitin foshnjave të tyre shirit ngjitës ose ua lidhin veshët, metodë e cila sot ngjason si shumë qesharake. Kjo nuk ka të bëjë me ndonjë pajisje të veçantë me vlerë, por thjeshtë nevojiten shirita ngjitëse dhe shalle për t’i izoluar veshët me qëllim të korrigjimit të tyre.

Statistikat thonë se deri në 5% e foshnjave lindin me formë të parregullt të veshëve, ndërsa 2% e foshnjave lindin me formë normale të veshëve dhe në njëfarë mënyre shkojnë duke iu deformuar gjatë tremujorit të parë të rritjes. Të mbështetur në logjikën se asnjë prind nuk do të kishte dashur që ndokush të ngacmojë fëmijën e tij për shkak të veshëve jo të rregullt, hirurgu i operacioneve plastike si dhe rindërtuese David Gault mundëson formësimin e veshëve te foshnjat si dhe korrektimin e mangësive të ndryshme qysh në periudhën e hershme të foshnjave.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button