Izraeli bastis institucionet palestineze

Njoftohet se ushtarët izraelit kanë bastisur selitë e “Qendrës Kërkimore për të Drejtat e Njeriut dhe të Burgosurit Ahrar” dhe “Komitetin e  Zekatit” në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Qendrës Kërkimore për të Drejtat e Njeriut dhe të Burgosurit Ahrar, Fuad el-Hafesh në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se: “Ushtarët izraelit të cilët mbrëmë e bastisën selinë tonë në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor, duke lënë lajmërimin për mbylljen e kësaj qendre u larguan”.

Hafesh tregoi se përveç dëmit të pronës gjatë bastisjes dhe kërkimeve, ushtarët izraelit kanë konfiskuar 3 kompjuterë personale dhe disa pajisje elektronike.

Nga ana tjetër sipas informacioneve të marrë nga dëshmitarët okularë ushtarët izraelit kanë bastisur “Komitetin e Zekatit” në Bethlehem. Ushtarët të cilët i kanë thyer dyert e kësaj qendre, kanë konfiskuar kompjuterë dhe disa dokumente private.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button