“2016-ta për DAESH-in do të jetë ‘viti i disfatës’”

Kryeministri irakian, Haydar el-Ibadi, ka theksuar se viti 2016 për organizatën terroriste DAESH do të jetë “viti i disfatës” të saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Ibadi ka folur në televizionin shtetëror me rastin e shpëtimit të Ramadit qendrës rajonale të Enbarit nga DAESH, ku ai u shpreh se “viti 2015 është viti i shpëtimit, ndërsa 2016 do të jetë viti i fitores së plotë ku do ti jepet fund pranisë së DAESH-it në Irak”.

Ai ka vënë në dukje se po të mos ishte treguar kujdes ndaj jetëve të familjeve që jetojnë në Ramadi kjo fitore do të realizohej shumë kohë më parë. Gjithashtu ka shtuar më tej se “bandat terroriste të DAESH-it patën në objektiv shkollat, xhamitë, spitalet, rrugët dhe çdo vend tjetër dhe pavarësisht se u vranë qindra të tjerë ai pësoi disfatë. Viti 2016 për DAESH-in do të jetë viti i shpartallimit. Pavarësisht nga përkatësitë fetare, sektare dhe racore ato që kanë bërë të mundur këtë fitore janë i gjithë populli i Irakut, ushtria dhe forcat e sigurisë, Peshemergët dhe forcat speciale. Ndërsa ato që kanë dhënë jetën dhe janë plagosur në këto beteja janë kryesues të kësaj fitoreje”.

Ibadi ka tërhequr vëmendjen se pas Ramadit forcat e sigurisë do të drejtohen për shpëtimin e Mosulit dhe ka pohuar se “vijmë me një besim të plotë për të shpëtuar Mosulin. DAESH-i do të marrë një goditje të madhe dhe përfundimtare”.

Zëdhënësi i Komandës së operacioneve të përbashkëta në Irak, Yahya Resul në një deklaratë ditën e djeshme në televizionin shtetëror duke theksuar se me ndihmën e njësive të ushtrisë së Irakut, forcave anti-terrorizëm, forcat policore, forcave policore të Enbarit, ekipeve të ndërhyrjeve emergjente, artilerive të topave, forcave ajrore të Irakut, forcave Hashdi Shabi dhe forcave të fiseve ato kishin marrë nga DAESH rajonin Ramadi. Gjithashtu kishte njoftuar se kishin ngritur flamurin e Irakut në ndërtesat qeveritare në këtë rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button