Ish-kryeministri izraelit dënohet me 18 muaj burg

Gjykata e Lartë e Izraelit pjesërisht ka miratuar ankesën e ish-kryeministrit Ehud Olmert (70) dhe dënimin me burg ia zvogëloi nga gjashtë vjet në 18 muaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata të martën njoftoi se Olmert vuajtjen e dënimit me burg do ta fillojë më 15 shkurt, ku do të bëhet zyrtari i parë izraelit prapa hekurave.

Ai në mars të vitit 2014 u dënua me gjashtë vjet burg për marrje të ryshfetit për promovimin e projektit të debatueshëm të ndërtimit të lagjeve në Jerusalem. Akuzohet për vepra që ka bërë derisa ishte kryetar Bashkisë së Jerusalemit dhe ministër i Tregtisë, para se në vitin 2006 të bëhet kryeministër i Izraelit.

Olmert gjatë procesit mohoi të gjitha akuzuat dhe u lejua që të mbrohet në liri deri në marrjen e vendimit për ankesën e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button