Siri, shpërthime në Homs, 30 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Në tre sulmet me bomba në lagjen ez-Zehra të qytetit Homs në Siri sipas informacioneve të para jetën e kanë humbur 30 persona ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Homs është nën kontrollin e forcave të regjimit të Asadit.

Dëshmitarët okularë thonë se në lagjen ez-Zehra të Homsit kanë ndodhur tre shpërthime të njëpasnjëanshme. Sipas tyre, shpërthimi i parë ka ndodhur pas një të shtëne me armë, shpërthimi i dytë pasi që banorët janë tubuar në vendngjarje shpërthimit të parë ku vetëvrasësi e shpërtheu automjetin bombë.

Ndërsa shpërthimi i tretë, sipas dëshmitarëve ka ndodhur në afërsi të lagjes së njëjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button