Ymeri: Dialogu me Serbinë i mundshëm, vetëm pas njohjes së Kosovës

Visar Ymeri kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë në një konferencë për media se dialogu për normalizim e raporteve me Serbinë është i mundshëm vetëm pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit zyrtar, njofton Klan Kosova.

“Dallimi mes marrëveshjes për normalizim që Kroacia ka nënshkruar më 1996 me Republikën Federale të Jugosllavisë dhe marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë është shumë e madhe”

Sipas tij, neni i parë i marrëveshjes me Kroacinë është respektimi i dy shteteve të pavarura.

Lideri i Vetëvendosjes ka shtuar se marrëveshja e Kosovës me Serbinë në thelb ka mosnjohjen e Kosovës për dallim nga ajo me Kroacinë.

“Institucionet e Kosovës duhet të nisin një dialog me serbët brenda Kosovës për integrim të tyre” ka shtuar Ymeri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button