Tetë ditë paraburgim për gruan e cila ka keqtrajtuar një plakë

Prokuroria Themelore Publike Shkup 1 deri te gjykata kompetente parashtroi propozim për përcaktimin e masës paraburgim për kujdestaren e lindur në vitin 1951, për të cilën ekziston bazë për dyshim për vepër të kryer penale “lëndim trupor” ndaj një personi të moshuar.

E dyshuara, siç informojnë nga Prokuroria e Shkupit akuzohet për lëndimet e shkaktuara ndaj plakës 84 vjeçare, e cila i është besuar për përkujdesje.

Nga ana e gjykatës, të dyshuarës i është caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej tetë ditëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button