Paralajmërim për snajperë në Halep të Sirisë

Shenjat “Kujdes nga snajperi” janë vendosur në pjesë të ndryshme të Halepit, qytetin e dytë më të madh në Siri, i cili ka qenë nën granatime të rënda për ditë të tëra nga ana e regjimit të Asadit.

Regjimi i Asadit vazhdon të vrajë civilë në sulmet nga snajperë të cilët fshihen në ndërtesat në rajonet Salahudini dhe Sajf el-Daula, duke hapur zjarr në çdo gjë që lëviz.

Snajperët kërcënojnë jo vetëm të rriturit, por edhe fëmijët që luajnë në rrugë.

Opozita siriane, duke luftuar për të mbrojtur civilët kundër snajperëve, vendosin shenjat paralajmëruese të rrezikut në qytet./mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button