“Eco Guerilla” dhe “Nëna dhe Fëmija”, fton qytetarët e Tetovës të marrin pjesë në protestën përpara Qeverisë

“Sot në ora 15:30 me autobusë të organizuar qytetarët e Tetovës nisen drejt Shkupit për të protestuar para Qeverisë”, njoftojnë nga Lëvizja “Eco Guerilla”.

Nga atje shtojnë se duke u nisur nga përvojat e kaluara ku Qeveria e RM nuk ka respektuar asnjë afat dhe dispozitë ligjore lidhur me ndotjen enorme në Tetovë, Lëvizja “Eco Guerilla” dhe “Nëna dhe Fëmija” fton qytetarët e Tetovës që të jenë pjesë e protestës për ajër të pastër, përpara Qeverisë në Shkup, të sot në ora 17.00.

“Bashkë me lëvizjet tjera simotra nga qyteti i Shkupit dhe Manastirit, këtë radhë do të jemi para godinës së Qeverisë, si përgjegjësja kryesore për këtë aerokalipsë që po e përjetojmë përditë në jetët tona. Të gjithë bashkë, t’i themi një STOP të fuqishëm kësaj Qeverie, për këtë mospërfillje dhe i bëjmë ftesë që këtë problem ta ketë prioritetin kryesor të saj; që duhet ta zgjidh urgjentisht dhe pa zhagitje dhe retorikë të fjalëve boshe. Ftojmë të gjithë qytetarët, pa dallim të përkatësisë etnike, partiake, etj. të dalin dhe ngritin zërin për këtë padrejtësi të madhe që po na ndodh, nëse jo për vete, këtë ta bëjnë për fëmijët e tyre. Nisja bëhet nga qendra e qytetit në ora 15:30”, thuhet në thirrjen e Lëvizjes “Eco Guerilla”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button