Tiranë, humb jetën një foshnje nga i ftohti

Një foshnje vetëm tre muajshe ka ndërruar jetë sot në orët e parat të mëngjesit në Tiranë nga i ftohti. Vdekja e foshnjes është konfirmuar për Anadolu Agency (AA), nga burimet zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit shqiptar.

Policia sqaron se foshnja me inicialet M. M e gjinisë femër, e komunitetit rom, ka ndërruar jetë në banesën e improvizuar ku jetonte së bashku me familjen e saj

Nga hetimet paraprake rezulton se ka gjetur vdekjen nga i ftohti, për shkak të mjedisit jo të përshtatshëm ku jetonte.

Policia gjithashtu ka nisur hetimet për të zbardhur rrethnat e vdekjes së foshnjes në Tiranë.

Ky është rasti i dytë brenda këtij muaji që humb jetën një foshnje nga i ftohti, pasi edhe disa ditë më parë në Durrës, humbi jetën një tjetër, për shkak se jetonte me nënën e saj poshte një ure.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button