Përplasjet mes Lindjes dhe Perëndimit

Lindja e Mesme dhe bota arabe, deri në mes të shekullit 19-të ka qenë oazë e paqes, nën sundimin e Perandorisë Osmane. Në Lindjen e Mesme, Egjipt, Siri, Palestinë dhe Libi, nën udhëheqjen e vezirit të madh Mehmet Ali Pashës, me origjinë shqiptare, kishin filluar reformat për modernizimin dhe europianizimin  e rajonit. Veziri shqiptar kishte ndjekur vizionin dhe projektin e ‘Petrit të Madh. Fatkeqësisht me shprazjen e trupave angleze dhe kolonializimin e rajonit, reformat që kishte filluar pashai më në fund dështuan. Deri në fillim të viteve 60-të Egjipti nën udhëheqjen e dinastisë shqiptare kishte qenë shtet stabil dhe liberal.

E gjithë historia e Egjiptit fillon me dinastinë e Mehmet Ali Pashës dhe pasardhësve të tij. Shumë studiues dhe ekspertë të Lindjes së Mesme shkruajnë: fatkeqësia, ironia dhe paradokset njerëzore filluan me ambiciet ekspansioniste të kolonializimit dhe imperializimit europian në Lindjen e Mesme, dhe Lindjen e Largët.

Winston Churchill në kujtimet e tij “Turqia” shkruan: pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane dhe formimit të shteteve komb, bota islame mbeti pa një hierarki, pa një udhëheqës shpirtëror. Për këtë mëkat ka përgjegjësi si gabim trashanik Qemal Ata Turku. Shumë delegacione kishin ardhur nga shtete muslimane, ishin përpjekur dhe tentuar që të vazhdojë sovrani të jetë symbol dhe pasardhës i kalifatit tradicional i botës islame. Ata në bisedime me Ata Turkun e kishin garantuar se do të vazhdonin të paguanin taksat dhe obligimet si më parë, që me kusht të vazhdonte bota islame të ketë si symbol dhe unitet një udhëheqës shpirtëror, sikur  e ka bota krishtere ‘Papatin. Sipas bisedimeve sovrani ishte pajtuar se nuk është me rëndësi Turqia sido të jetë Monarki ose Republikë, është me rëndësi që bota islame, të vazhdojë të ketë një udhëheqës shpirtëror si më parë.

Churchill pohon se ne Ata Turkut i garantuam në të ardhmen, nuk do të vazhdojë perandoria dhe sovrani të sundojë dhe qeverisë shtetin e ardhshëm turk, që ende nuk ishin përcaktuar kufijtë. Bota islame duhet të ketë si symbol udhëheqës shpirtëror, pasi pa një sovran dhe lidership fetar, që është unitet i gjithë botës islame, në të ardhmen do të ketë pasoja dhe përҫarje shkruan Churchill. Një nga faktorët fenomen, përҫarja e botës islame, ektremizmi, organizata terroriste, Issis dhe kalifati do të dalë në skenë. Në këtë konteks është ҫështje e ndërlikuar historike.

Sipas ekspertëve dhe studiuesve islam, një ndër sfidat dhe paradokset në botën islame është mungesa e një lidershipi hierarkik, siҫ e ka bota krishtere. Nën udhëheqjen e lidershipit bota islame do të jetë unike, ajo do të ndihmonte për konsolidim, një rol pajtues, ekuilibër të qëndrueshëm stabil. Nuk do të lejojë që në emër të islamit të përballen me konflikte ideologjike shkatërruese. Nuk do të lejohet, që në emër të islamit, të dalin në skenë fraksione grupe ekstreme dhe terroriste, të shpallin ashtuquajtur  Issis ose kalifat. Do të interpretohet doktrina, etika, dhe mesazhet e islamit. Shembull:  do të përcaktojnë në ҫ’drejtim, ҫ’qëllim duhet marrë shembull nocioni ‘xhihad’ shkruajnë studiuesit dhe ekspertët e islamit.

“Rikthimi i imperializmit kulturor dhe ekonomik”

Zbignjev Brzezinski në veprën”Visioni Strategjik” shkruan: Lufta dhe fushata ushtarake në Afganistan dhe Irak, bazat ushtarake në Arabinë Saudite mbështetja e vazhdueshme strategjike dhe ekonomike e Izraelit, bota islame e konsideron si pushtim, rikthim i kolonializimit dhe imperializimit kulturor dhe ekonomik. Lufta në Afganistan dhe Irak ishte e panevojshme. Justifikimi ndaj sulmit të 11 shtatorit, Bushi i dha dimensione raciale dhe fetare, një demagogji që u frymëzua në antislam. Ajo fatkeqësisht shërbeu një interpretim të rrejshëm, urrejtje ndaj botës islame. Administrate e Bushit juniorit tregon shumë pak vëmendje, për komplekset e botës muslimane, të ndëshkimeve ekspeditave imperialiste të shekullit 19-të.

E gjithë kjo ҫoi në armiqësi, ndjenja antiperëndimore. Brzezinski më tej vazhdon, ringjallja e organizatave xhihadiste u shndërrua në terrorizëm ndërkombëtar dhe global. Si justifikim kundër perëndimit që ҫonte në një vazhdimësi kontuinite ose përplasje e vazhdueshme dhe hipoteza ektremiste ku një pjesë e botës islame, morën  shembull:

  1. Luftën e kryqëzatave
  2. Kolonializimi dhe imperializimi europian
  3. Pax Amega.

Pa marrë parasysh paragjykimet dhe përplasjet e botës islame ndaj perëndimit, populli shqiptar  me shekuj  ka pasur  virtyt tolerancën fetare, duke respektuar diversitetet fetare kulturore ndërmjet nesh dhe popujve të tjerë. Kombi shqiptar e ka vendin në kontinent e në Europë, identiteti ynë është europianë. Nuk është Europa e Xhorxh Llojdit dhe Xhorxh Klimenti, që kishin fobi ndaj muslimanëve shqiptar autokton në Ballkan. SHBA-të, dy herë e shpëtuan kombin shqiptar nga  ҫfarosja. Presidenti Wilson si doktrinë dhe parim kishte vetëvendosjen e popujve. E shpëtoi Shqipërinë londineze, nga Xhorxh-ët europian që kishin fobi islame. Në fund të shekullit të kaluar, Sllobodan Millosheviҫ tha që shqiptarët janë popull primitive, duhen hedhur në det, por më në fund lindi shteti i dytë shqiptar Shqipëria Atlantike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button