Një pyetje për Ledri Vulën

Muzika shqiptare kohëve të fundit ka arritur një sukses të madh falë punës së pandalshme të këngëtarëve, që pothuajse çdo ditë sjellin  hite të reja në zhanre të ndryshme. Kur flasim për muzikën shqiptare, atëherë direkt mund të flasim edhe për muzikë të mirë, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Përpos këngëve solo, në 5 vitet e fundit (ose më shumë) , kemi dhe formimin e grupeve të ndryshme të cilët të bashkuar dalin me kënga të ndryshme, jo pa qëllim. Tek publiku dhe nëpër media, grupet e ndryshme janë mjaft të favorizuara dhe mjaft të përfolura. Në vitin 2012 labeli “Babastars” publikon këngën “Babastars”, ku pjesë e kësaj kënge ishte edhe reperi tashmë i njohur, Ledri Vula. Në pjesën e tij, ai drejtohet me fjalë mjaft të ashpra ndaj grupeve tjera duke mbrojtur grupin ( ose më mirë të them ish grupin e tij). Por, gjatë qëndrimit të tij në “Babastars”, Ledri arriti një famë që sipas mediave të shkruara shumë vështirë e kishte arritur vetun, sepse këtë edhe e provoi por dështoi. Në fillim ishte në grupin “Skillz” i cili ju bashkëngjit labelit “Babastars” dhe në këtë mënyrë arritën famën që sot posedojnë.

Si themelues i labelit “Babastars” është reperi i njohur Getoar Selimi, i cili kohëve të fundit po e dëshmon punën e tij, jo vetëm si reper por edhe si producent dhe autor i teksteve të ndryshme, që për një kohë të shkurtër shndërrohen  në hite të pavdekshme. Por ajo që është interesante dhe që kohëve të fundit po komentohet nëpër rrjete sociale, media dhe portale të ndryshme është suksesi i reperit Ledri Vula, i cili në vitin 2012 vendosi të largohet jo vetëm nga labeli “Babastars”, por edhe nga muzika. Arsyeja e largimit nga muzika dhe nga labeli “Babastars” për publikun ende nuk është komplet i qartë edhe pse Ledri shumë herë është pyetur për këtë arsye, mirëpo çdo herë përgjigja e tij nuk ka qenë e qartë. Për largimin e tij, Getoar Selimi asnjëherë nuk është shprehur madje as nuk e ka komentuar. Zhurmë e madhe, por për çfarë?-për asgjë. Me 1 shkurt të vitit 2014 , Ledri rikthehet në skenë me një projekt solo, krejtësisht ndryshe nga çfarë kemi pasur mundësi të shohim nga ky reper. Kënga e tij “100 probleme” me modelen e njohur shqiptare, Angela Martini, bëri një bujë të madhe në media. Më këtë projekt, Ledri deshi të tregonte që edhe “100 probleme” nuk mund e ndalin punën e tij. Kjo këngë, menjëherë arriti të vendoset në vendet e para, të kryesojë top listat dhe kështu të bëhet një hit.

Por, çfarë ndodhi me shoqërinë e vjetër? Çfarë ndodhi me mikun e tij Visar Shalën- Skivi, nga grupi “Skillz”-ku së bashku me të edhe hyn në muzikë? Po me labelin “Babastars” ku Ledri arriti famën? Asnjëherë nuk u përgjigj, ose më mirë të them i harroi të gjithë ata. Në dhjetor të këtij viti, Ledri publikon këngën “SRMN” ku sipas mediave kjo këngë i dedikohet pikërisht grupit “Babastars” të cilët kohëve të fundit kanë publikuar hitin e tyre “High 3”. Mirëpo, Ledri as këtë nuk e komentoi.  Në këngën e tij të fundit, ai tek publiku prezanton miq të rinj. Tek publiku dërgon një mesazh që ai ka një grup të madh rreth veti, çgjë e bëri edhe në vitin 2012 në këngën  “Babastars”-por duket se Lerdri këtë e harroi, ose po ndërron shoqëri dhe grupe pak si shpesh. Unë kam një pyetje për Ledrin, me gjithë respektin që kam ndaj tij si individ dhe si reper, duke Ju falënderuar për hitet e shumta që sjell tek ne: cili është grupi i rrallës që do t’ju bashkangjitesh ?- Unë nuk dua të gjykoj as Ledrin dhe askënd për  vendimet, por thjesht si një person që përcjelli rrjedhat e muzikës shqiptare dhe si person që kam pasur raste të kontaktoj me disa prej tyre, ku me një pjesë të mirë kam zhvilluar edhe intervista, më intereson fakti se muzika shqiptare a është muzikë apo thjesht një biznis? – ku sipas disa reperave dhe sipas vendimeve të tyre, të papjekura mendoj që muzikën janë duke e shndërruar në biznis, e kjo do të thotë që nuk është muzikë e sinqertë, por kjo tregon rrjedhojën e saj, duke prodhuar kiç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button