Ministri izraelit: Nuk ekziston kurrfarë Palestine

Ministri izraelit i Mirëqenies Sociale Haim Katz tha se “nuk ekziston Palestina si shtet dhe se palestinezët duhet të migrojnë në vendet arabe”, raporton raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas kanalit 7 të Izraelit, Katz duke e kundërshtuar themelimin e shtetit palestinez në të ardhmen deklaroi: “Tokat e Izraelit janë një tërësi. Nuk ekziston kurrfarë Palestine. Palestinezët duhet të migrojnë në Jordani, Arabi Saudite, Kuvajt, Egjipt ose Irak. Palestinezët, duke manipuluar me dobësitë e Izraelit gjithmonë luajnë lojën e papranueshme”.

Ministri Katz është deputeti i partisë Likud, e cila është nën udhëheqjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

– Më shumë se gjysma e palestinezëve janë dëbuar nga atdheu i tyre –

Më shumë se gjysma e palestinezëve u dëbuan nga atdheu i tyre pasi që Izraeli shpalli pavarësinë në vitin 1948 në tokat palestineze të okupuara dhe si pasojë e detyrimit të tyre për migrim. Në raportin e publikuar nga OKB-ja në vitin 1950, theksohet se më shumë se gjysma e popullsisë së Palestinës (957 mijë persona) kanë qenë të detyruar të braktisin atdheun e tyre dhe të shndërrohen në azilkërkues.

Sipas të dhënave të Byros Qendrore të Statistikave Palestineze, 85 përqind të tokave të Palestinës historike ndodhen nën kontrollin e Izraelit. Ndërsa popullata palestineze mund të përdorë vetëm 15 përqind të tokave të tyre. Izraeli vazhdon të ndërtojë vendbanime hebrenje edhe në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor të cilat i okupoi në vitin 1967.

Në Jerusalemin Lindor ndodhen 200 mijë kolonë hebrenjë, ndërsa në Bregun Perëndimor rreth 400 mijë. Sipas të drejtës ndërkombëtare të gjitha vendbanimet hebrenje në këto vende konsiderohen të paligjshme. Ndërsa Rripi i Gazës mbahet në shtetrrethimin izraelit që nga viti 2006.

Izraeli me ndërtimin e murit të ndarjes bllokon hyrjen e palestinezëve në Jerusalem të cilët jetojnë në Bregun Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button