Fisnik Shabani u zgjodh kryetar i ri i Forumit Rinor Islam

Forumi Rinor Islam mbajti kuvendin e pestë zgjedhor. Të pranishëm në kuvend ishin një numër i madh i mysafirëve, si përfaqësues të organizatave të ndryshme, ish kryetarët e FRI-së, anëtarë e aktivistë të tjerë, njofton Portalb.

Kryetari i ri i kuvendit të FRI-së u zgjodh Muhamed Jashari, dy nëkryetarët u zgjodhën Ilir Sulejmani dhe Ganimete Shasivari.

Pas fjalës përshëndetëse të kryetarit të ri të kuvendit, kuvendarët propozuan dhe pas votimit, kryetar i Forumit Rinor Islam u zgjodh Fisnik Shabani.

Fisnik Shabani jeton dhe vepron në Tetovë. Ka kryer studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Evropës Juglindore, në të njejtin vazhdon edhe studimet pasdiplomike, në të njejtin drejtim. Në periudhën 2012-2015 ka qenë kryetar i FRI-së, Dega në Tetovë.

Kuvendi poashtu miratoi edhe formimin e një pjese të kryesisë së FRI-së për periudhën 2015-2019, që do ta përbëjnë kryetarët e Degëve ku vepron FRI-ja, Liridon Ismaili nga Kumanova, Abdulhamid Mustafa nga Shkupi, Mevlan Abazi nga Tetova, Xhemal Ahmedi nga Kërçova, Veton Ibrahimi nga Prilepi, Mevlan Zendeli nga Gostivari.

Forumi Rinor Islam

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button