Gruevski: Izairi t’i shtrojë kërkesat në Qeveri e jo në media

Kryeministri Nikolla Gruevski i bëri thirrje Ministrit të Ambientit Jetësor Nurhan Izairi që kërkesat e tij për ndotjen t’i adresojë në Qeveri dhe jo përmes mediave. Ai nuk komentoi thirrjen e Izairit në konferencën e djeshme për shtyp që Qeveria urgjentisht të fillojë zbatimin e masave kundër ndotjes, njofton TV SHENJA.

“Më treguan se Izairi paska pasur njëfarë konference për shtyp. Nëse ai konstaton se këtë çështje duhet ta dorëzojë në qeveri, ne do ta shqyrtojmë në seancën e Qeverisë”, tha kryeministri Gruevski.

Izairi i bëri thirrje Qeverisë dhe komunave që t’i respektojnë masat urgjente të rekomanduara për shkak të ndotjeve të ajrit në disa qytete në vend, me Tetovën si qytet lider sa i përket ndotjes.

Mes masave të propozuara nga Izairi është edhe ndërprerja e parakohshme e gjysmëvitit shkollor, ndalimi i punimeve në ambient të hapur, pastrimi i rrugëve dhe shfrytëzimi i transportit publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button