Der Spiegel: Fotoja e vitit një vajzë siriane në kufirin Maqedoni – Greqi

Fytyra e luftës në Siri: Një vajzë siriane në kufirin Maqedoni-Greqi e plagosur rëndë nga armët kimike të Assadit. Verës ajo udhëtoi drejt Bashkimit Europian.

Magazina më e madhe gjermane, Der Spiegel, ka publikuar 52 fotot e vitit, ku spikat një nga rajoni. Bëhet fjalë për një vajzë e plagosur rëndë në fytyrë, nga armët kimike të regjimit sirian.

Ajo ndodhet e ulur në shinat, pranë stacionit hekurudhor në Gjevgjeli, kufiri Greqi-Maqedoni, duke pritur të vazhdojë më tej odisenë e udhëtimit drejt Bashkimit Europian.

“Fytyra e Luftës” e ka quajtur redaksia e magazinës gjermane, foton e mësipërme.

Fotoja e vitit një vajzë siriane në kufirin Maqedoni – Greqi
Fotoja e vitit një vajzë siriane në kufirin Maqedoni – Greqi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button