Shtalbi

‘’Jeta shkon. Mësohu me të. Je shumë i ri. Bëhet mirë. Blla, blla, blla’’
David Levithan

Rinia dhe rëndësia që ka ky resor për shoqërinë njerëzore është fjalë e thënë nga goja e të shumtëve , por deri të besuarit në këto kapacitete është larg dhe vështir i arritshëm.

E qartë që artikulimi i këtij emri bëhet thjeshtë për ngazëllim dhe për ti tërhequr vëmendje e jo pse me të vërtetë besojnë se të rinjtë mund të bëjnë ato që thuhet se mund të bëjnë.

Kësaj mendësie mbase i kanë kontribuuar edhe vet të rinj të nxituar për të vesh kostum e për tu dukur ‘dikush’ sa edhe egoja e tej-theksuar e më të pjekurve që të rinjtë i konsideron numra dhe jo vlera kapacitete që mund të bëjnë diç.
Të gjithë të rinjtë pa përjashtim paraqesin vlerë (jo veç numerike) por në një nga fushat e veprimtarive njerëzore. Duke qenë që e posedojnë pasionin, elanin, fuqinë ato duhet orientuar e menaxhuar se nuk s’zgjasin gjithë.
Nëse këto vlera rinore nuk i kanë orientuar e menaxhuar mirë më të pjekurit –moshuarit atëherë çfarë u bënë dobi sasia tashmë e biondizuar e të rinjve.
Të rinjtë duhet të punojnë që i ri dhe i vjetër të ngelën veç fjalë por kapaciteti dhe prodhimtaria konkretete e secilit të jetë ajo që i dallon secilin.
‘’Misri ka vlerat e tij edhe kur është shtalb edhe kur bëhet kallamboq, veçse kur bëhet kallamboq s’mund të ketë shijen e shtalbit e sa është shtalb s’mund të bëhet miell‘’

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button