Nikolla Gruevski konfirmon: Qeveria e re më 15 janar

Kryeministri Nikolla Gruevski ka pranuar tërheqjen e tij në janar dhe hapjen e rrugës për qeverinë e re, konform Marrëveshjes Politike.

I pyetur për të komentuar pohimin e liderit të BDI-së Ali Ahmeti të bërë në Rruga drejt në Alsat se kryeministri do të largohet në datën 10 janar, Gruevski tha se gjithcka që është rënë dakord me liderët e katër partive kryesore politike do të respektohet në tërësi. Vizitën e komisionerit evropian për zgjerimin Johanes Han për të inspektuar zbatimin e marrëvëeshjes së Përzhinos, kryeministri e ka cilësuar si të mirëpritur.
”Ajo që është rënë dakord, që më 15 janar të ketë qeveri të re, do ta respektojmë, konform marrëveshjes. Sa i përket vizitës së Johanes Han, është i mirëpritur dhe si gjithmonë janë të dobishme dhe të mirëseardhura”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button