Iraku para kolapsit

Ekonomia e Irakut mund të jetë në buzë të kolapsit në vitin 2016, tha sot Ahmed el-Hac, anëtar i Komitetit të Financave të Parlamentit të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Hac për AA ka deklaruar se nafta dhe të ardhurat e tjera mund të përmbushin vetëm çerekun e buxhetit për vitin 2016

“Ne e kemi llogaritur në buxhet çmimin e naftës në 45 dollarë për fuçi, që do të thotë se 71 miliardë dollarët e eksportit të naftës vështirë se mund të realizohet”, tha Hac.

Hac theksoi se ulja madje e vetëm një dollar në çmimet e naftës mund të shkaktojë 1 miliardë dollarë deficitin fiskal në buxhetin e Irakut.

“Kjo është arsyeja pse Iraku mund të përballet me një kolaps ekonomik”, u shpreh ai.

Parlamenti i Irakut ratifikoi buxhetin për vitin 2016 në 90 miliardë dollarë, duke u  bazuar në çmimet e naftës të parashikuara në 45 dollarë për një fuçi në muajin dhjetor.

Buxheti ka projektuar deficit prej 21 miliardë dollarë dhe çmimet e ulëta të naftës shkaktojnë krizë ekonomike në Irak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button