Dhjetëra të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në Mianmar

Dhjetëra njerëz kanë humbur dhe mendohet që kanë vdekur për shkak të rrëshqitjes së dheut në Mianmar.

Zyrtarët janë shprehur se janë në kërkim të të mbijetuarve pas aksidentit të së premtës, transmeton Klan Kosova.

Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji, pasi që edhe muajin e kaluar më shumë se 100 njerëz u vranë në të njëjtën zonë nga rrëshqitja e dheut.

The Bangkok Post, shkruan se tashmë janë gjetur pesë trupa të vdekur.

Sipas dëshmitarëve rreth 50 persona janë të zhdukur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button