Mehdiu sjell projektin “Gluehwein” në sheshin e Shkupit, muzikë, pije dhe argëtim (FOTO)

Për herë të parë në sheshin e Shkupit në prag të Vitit të Ri mund të shohim shtëpiza prej druri që shesin pije të ngrohta si dhe ushqime të lehta ndërsa në sfond gjatë ditës dëgjohet muzikë e lehtë.

Ideja që Shkupi ti ngjajë metropoleve përmes këtij projekti me emër  “Gluehwein” vjen nga Arbër Mehdiu i cili është nga Kërçova, njofton Portalb.mk.

“Gluehwein” në sheshin e Shkupit
“Gluehwein” në sheshin e Shkupit

Projekti në fjalë ka filluar me punë më 21 dhjetor, më herët se “Market i Krishtlindjeve” ndërsa është i hapur nga ora 10 në mëngjes deri në mesnatë. Ditëve të premte dhe gjatë fundjavës në mbrëmje ka edhe muzikë të gjallë.

“Ideja dhe dizajni janë të Arbër Mehdiut ndërsa nga Komuna Qendër kërkuam vetëm leje për ta shfrytëzuar hapësirën, gjithçka është bërë në mënyrë private, domethënë që Komuna nuk na ka dhënë përkrahje. Vendndodhja e tij nuk është e rastësishme, është mu afër Urës së gurit si një simbol i multietnicitetit në vend. Deshëm të bëjmë diçka të mirë për të gjithë, që të gjithë banorët e Shkupit por edhe më gjerë të kënaqen me atmosferën e festës së Vitit të Ri” thotë për Portalb, Vjollca Bajrami e cila është promotore e projektit “Gluehwein” .

Të gjithë ata që kanë dëshirë të kalojnë çaste në atmosferë relaksuese mund të kalojnë këto ditë, deri më 31 janar në sheshin e Shkupit.

“Gluehwein” në sheshin e Shkupit
“Gluehwein” në sheshin e Shkupit
“Gluehwein” në sheshin e Shkupit
“Gluehwein” në sheshin e Shkupit

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button