Fjalimi i Vitit të Ri i Merkelit me titra arab, që edhe refugjatët të kuptojnë porosinë

Komisarja gjermane për Integrim Aydan Özoguz propozoi që fjalimi i Vitit të Ri para kombit e kancelares Angela Merkel duhet të emetohet me përkthim në gjuhën arabe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ajo theksoi se qëllimi i propozimit të saj është që fjalimin e kancelares ta kuptojnë edhe migrantët edhe refugjatët të cilët kanë ardhur në Gjermani.

“Refugjatët janë temë e këtij viti. Andaj, do të ishte mirë që edhe ata të mund të kuptojnë sesi e shohim situatën në vend. Përshembull, kjo mund të ndodh në fjalimin e kancelares dhe presidentit me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri”, tha Özoguz për gazetën “Bild”.

Ajo propozoi që bibliotekat mediale të emetuesit shtetëror ARD dhe ZDF po ashtu duhej të kenë përkthim në disa gjuhë për të ndihmuar integrimin e refugjatëve dhe migrantëve.

Më pas propozoi që të  kushtohet vëmendje gjuhës arabe, perse, pashtu, gjuhës tigrine, si edhe anglishtes dhe frengjishtes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button