Të hënën në Shkup mblidhen nga Tetova dhe Manastiri në protesta: “Nuk merret frymë! Dil për ajër”

Qytetarët e Shkupit, Manastirit, Tetovës dhe qyteteve tjera në Maqedoni janë bashkuar nëpërmes 20 iniciativave qytetare dhe organizata për ta shprehur revoltën dhe të kërkojnë nga institucionet kompetente, Qeveria dhe Komunat, që të marrin masa kundër ndotjes së ajrit, raporton Portalb.

“Qytetarët kërkesat e tyre ndaj institucioneve do t’i shpalosin të hënën në protestë para Qeverisë ora 17”, thuhet në kumtesën organizatorëve të protestës ku janë të përfshira organizatat si “Eco Guerilla”, “Meritojmë më mirë”, “Eko svest”, “E dua QTQ”, “Lëvizja Nëna dhe Fëmija”, “Ploshtad Slloboda”, “No Pasaran”, … etj.

“Sot jemi bashkë këtu së bashku me qytetet tjera për ta ngritur zërin për mosefikasitetin dhe injorimin e këtij problem mjaftë serioz, që do të duhej të ishte prioritet i aktiviteteve të Qeverisë. Qeveria e injoron në mënyrë të vazhdueshme këtë problem duke i bërë disa intervenime kozmetike, të cilat janë të pamjaftueshme për ne. Ne u bëjmë ftesë qytetarëve që zërin ta ngritin para institucionit më përgjegjës, Qeverisë. Nëse jo për vete këtë duhet ta bëjmë për fëmijët”, tha Ngadhnjim Mehmeti nga Eco Guerilla.

Maqedonia ka ajrin më të ndotur në Europë- këtë e ka potencuar edhe Banka Qendrore në raportin e saj për rritjen e gjelbërimit të Maqedonisë. Maqedonia është në vendin e pestë sipas rasteve të vdekjes të shkaktuara nga ndotja e ajrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button