Gruevski: Prej 1 janari pagat e mjekëve rriten prej 11 deri 14.5%

Rritje e pagave të mjekëve në mjekësinë urgjente, e mjekëve specialist nëpër shtëpitë shëndetësore si dhe farmacistëve, prej 1 janari, premtoi kryeministri Nikolla Gruevski, në intervistë dhënë për TV Sitel.

Pas vendimit për rritjen e pagave të motrave medicinale të cilat kanë kryer arsim sipëror, që do të fillojë me rrogën e shkurtit, Gruevski tha se do të ketë edhe rritje të rrogave të disa kategorive të mjekëve.

“Së pari mjekëve të mjekësisë urgjente ku rrogat do të rriten për 11 për qind, ose rreth 2.700 denarë, pastaj mjekëve specialist dhe farmacistëve specialist. Dy kategoritë e fundit do të kenë rritje prej 14.5 për qind rritje ose rreth 4000 denarë më shumë në page”, tha Gruevski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button