Policët e Kosovës shpërblehen me nga 200 euro përveç pagës

Përveç pagës, në xhirollogaritë e tyre u kanë dal edhe nga 200 euro më shumë, raporton lajmi.net.

Këto para besohet të jenë në emër në pagës së 13, por që nuk ka buxhet që të jetë aq sa kanë pagat.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës, pritet që të bëjnë të ditur edhe detaje më shumë rreth kësaj pagese, raporton lajmi.net.

Por, ka nga ata policë që kanë marr deri në 300 euro më shumë se paga.

Lajmi.net mëson se Ministria e Financave ka vendosur të përfill një vendim të nënshkruar rreth pesë muaj më parë, ku secilit pjesëtarë të policisë i njihet përvoja e punës që ka pasur para luftës së vitit ’99 që ka ndodhur në Kosovë.

Kështu, shumë që kanë marr është e ndryshme, varet nga përvoja e punës, por shumë është ndarë për pesë muajt e fundit, meqë nuk u janë ndarë prej kur është nënshkruar vendimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button