Partia UNITETI formoi degë edhe në Çair dhe Studeniçan

Pas Kumanovës, Likovës, Dibrës, kryesia e partisë Uniteti dje ndaloi në Shkup për formimin e dy degëve të saj, në Çair dhe në Studeniçan.

Në Kuvendin zgjedhor që u mbajt në Çair kuvendarët zgjodhën organet e degës që përcakton Statuti i partisë në krye me kryetarin, Rexhep Kaloshi.

:Ai në paraqitjen e tij të parë para kuvendarëve u zotua se bashkërisht do ta rikthejë sistemin e vlerave dhe dinjitetin në shoqërinë tonë”, thuhet në njoftimin e Unitetit.

Studeniçanasit u përcaktuan që në periudhën katër vjeçare në krye të degës së tyre të Unitetit të kenë Burhan Memedin, tek i cili gjetën rininë, energjinë, guximin, inteligjencën dhe vizionin në një vend.

“Kryetari i Unitetit Gjenerali Gëzim Ostreni, të pranishmëve në të dy Kuvendet u premtoi se të gjithë së bashku, me një Unitet të fortë, do vazhdojmë proceset e bllokuara, me një program të fuqishme dhe me njerëz të pakorruptuar dhe të aftë për ta zbatuar atë. Ai theksoi se vetëm nevoja për t’i dalë Zot popullit në këtë gjendje të rëndë në të cilën gjendet kishte sfiduar moshën e tij të shtyrë”, thuhet në njoftimin e partisë Uniteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button