Kush e shiti edhe Fushën e Llukovës

Edhe pse Banka Europiane Për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH) deklaroi se, nuk do ta financojë ndërtimin e hidrocentralit në Fushën e Llukovës, zogjtë e qyqes nuk flenë gjumë. Qeveria e Maqedonisë ndaj këtij vendimi deklaroi se “ne nuk do ta anulojmë këtë projekt madhor, por do të gjejmë alternative të tjera për ta realizuar”. Zogjtë e qyqes, bashkë me kopilët e bushtrës, e kanë gjetur një alternative tjetër për ta realizuar këtë projekt. Pjesën në të cilën duhet të ndërtohet Liqeni I Llukovës, e kanë hekur nga Parku Nacional i Mavrovës, domethënë, në atë pjesë “nuk shumohet” rrëqebulla, kafsha më e rrezikuar në botë, dhe nuk
rrezikohet” biodiversiteti i Grykës të lumit të Radikës.

Edhe pse Banka Europiane nuk do ta financojë këtë projekt, zogjtë e qyqes mundet të gjejnë ndonjë bankë kineze ose ruse të cilave as që u interesojnë standardet evropiane. Standardet europiane nuk u interesojnë as këlyshëve të “mecës”.

Të gjithë shkencëtarët deklarojnë se nuk është e largët koha kur shtetet do të zhvillojnë edhe luftë për ujë. Të mos harrojmë se përpara dhjetë vjetëve sa nuk krisi lufta ndërmjet Turqisë dhe Irakut për ujërat e Lumit Eufrat.

Katari është I interesuar që me një tubacion ta dërgojë ujin e Radikës dhe të Fushës së Llukovës deri në portin e Selanikut, dhe nga andej në Katar. Ata që kanë qenë në Katar dhe në Emiratet e Bashkuar, e dinë se një litër ujë kushton katër dollarë amerikanë, kurse një litër benzenë dhjetë herë më pakës. Për ujërat e Radikës dhe të Fushës së Llukovës është e interesuar edhe Greqia, e cila mundet ta financojë këtë projekt. Politikanëve shqiptarë nuk duhet besuar asgjë. Vetëm shihuani pronat që i kishin përpara se të futen në politike dhe pasi i bëmë politikanë, nuk duhet të keni shumë mend, për ta kuptuar këtë punë.

Krimin e pare me ujërat e Radikës e ka bërë pushteti komunist i Shqipërisë. Uji i liqenit të Mavrovës, është ujë që merret nga lumi Radika. Ai merret nëpërmjet të një tubacioni 12 kilometra të gjatë. Ky ujë iu është shitur “vëllezërve” jugosllavë që në vitin 1948. Liqeni i Mavrovës është ndërtuar në vitin 1957 me ujërat e Lumit të Radikës. Nga ujërat e Radikës punojnë dy hidrocentralet, ai i Vërtokut dhe ai i Ravenit. Edhe pse sipas konventave ndërkombëtarë ujërat e lumenjve nuk devijohen, batakçinjtë e politikës e kanë bërë këtë krim. Vetëm nga shitja tradhtare e ujit të liqenit të Mavrovës, Shqipëria i humb 48 milionë Euro rrymë në vjet.

Me tradhtinë e ujërave të Fushës së Llukovës, aty ku takohen Sharri plak dhe Korabi krenar, Shqipëria edhe një here do t’ia ngulë vetes thikën në palcë me një humbje prej 25 milionë dollarë në vjet. Shqiptarët nga kjo tradhti humbin 73 milionë Euro në vjet, nga uji i shndërruar në rrymë.

Në Parlamentin e Shqipërisë në prill të vitit 2012, u diskutua çështja e shitjes të ujërave të Fushës së Llukovës. Deputeti I PS, Lefter Koka, e tregoi Vendimin Qeverisë, i cili i është përcjellur Ministrisë së Ekonomisë. U shënjestrua sektori dhe nënshkruesi i marrëveshjes dhe nënshkruesi i tij. Maqedonia nuk do të mundeshte ta bëjë draftin për ndërtimin e hidrocentralit me ujërat e Fushës së Llukovës, në rast se nuk do ta kishte pëlqimin e Shqipërisë dhe të Kosovës. Shqipëria deri në ditët e sotme nuk e ka anuluar atë marrëveshje antikombëtare. Domethënë marrëveshja është në fuqi. Punët po ecin.

Qeveria e Kosovës, njëlloj si me demarkacionin e kufirit ma Malin e Zi, ka vepruar edhe me dërzhavën e maqedonasve. Të gjithë e dimë se sa zhurmë bënë maqedonasit për vendi e quajtur Kodra Furra. Kjo Kodra Furra ka një territor prej shtatë hektarë tokë. Pikë strategjike? Për këto shtatë hektarë tokë , gjoja që i “mori“ nga Maqedonia, Kosova Maqedonisë i dha 40 hektarë tokë në Fushën e Llukovës. I dha 40 hektarë mu në vendin që rrjedhin disa përrenjtë që vijnë nga Korabi dhe Sharri. Unë nuk dua të flas më shumë për atë se çfarë tradhtie ka bërë Qeveria e Thaçit me nënshkrimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit ma dërzhavën e maqedonasve. Kush është i interesuar për më shumë, vetëm le ta shohë profilin e Milenko Nedelkovskit, ( ai babai i qenve) se çfarë thotë ai për këtë biznes. E ngre në qiell Qeverinë e Maqedonisë për atë se si ua kanë ngulur shqiptarëve. Morën 40 dhe “dhanë” shtatë hektarë tokë shqiptare.

Matrapazllëqet me demarkacionin e kufirit ma Malin e Zi qeveria e Hashim Thaçit i përgatiti me demarkacionin e kufirit me Maqedoninë. 40 hektarë tokë, një lum dhe dy përrenjtë, të cilët prodhojnë 73 milionë Euro në vit dhe të cilët munden ta ujisin fushën e Prizrenit janë tradhtia më e madhe që Thaçi mundeshte t’ ua bëjë shqiptarëve.

Derisa Qeveria e dërzhavës të maqedonasve, Qeveria e hajdutëve të Shqipërisë dhe të Kosovës nuk i anulojnë marrëveshjet e nënshkruara, Projekti Fusha e Llukovës është në fazën e realizimit.

Vetëvendosjen duhet të përkrahin të gjithë shqiptarët. Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe “zajednica” janë tradhti kombëtare. Nuk i kishte thënë kot, kryetari degës së Partisë së Brendshme Revolucionare Maqedonase (VMRO) , Kryetarit të këshillit të protestave në Dibër, Peshkopi dhe në Tiranë “ Mos u mërzisni shumë . Marrëveshja është që, shumicën e tenderëve për ndërtimin e hidrocentralit do ti marrin shqiptarë. Lëre ti këtë punë, por shih merr edhe vetë ndonjë tender pasi atje do të ketë para për të gjithë, kulaçi është shumë I madh”. Duke ditur që këta jaranët e pites, të cilët erdhën në pushtet duke e shkelur betimin dhe flamurin e Skënderbeut , tashti luftojnë vetëm për flamurin e Tenderbegut, dihet se deri ku mundet të shkojnë.

Të gjithë shqiptarët duhet të vihen në krah të Vetëvendosjes kundër “zajednicës” dhe demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Vetvendosja në agjendën e vetë le ta vendosë edhe fushën e Llukovës, e cila nuk po përmendet. Shoqata e të burgosurve politikë shqiptare do të marrë pjesë në protestat e Vetëvendosjes, në të cilat do të afirmohet edhe tradhtia e Kësaj Qeverie sa takon Fushës së Llukovës. Pas 20-30 vjetësh, një litër ujë do të kushtojë njëlloj si në Dubai dhe Abu Dabi, dhjetë here më shumë se një litër benzinë. Të mos lejojmë që fëmijët tanë të rriten të etshëm pranë kaq shumë ujë që na e ka falur Perëndia.

Edhe ai fshatari qeshte kur e pa dhelprën se si po i digjet bishti, por ama, dhelpra hyri të fshihet në kasollen e fshatarit dhe i gjithë fshati u bë shkrumb e hi. Edhe ti lexues i nderuar mos shih sehir kur merret uji i Lumit Vjosa, kur merret uji i Fushës së Llukovës, kur digjet Lagja e Trimave, ose kur fillon e përfundojë Procesi i montuar Monstra. Gjeje veten, mos u bëj sehirxhi. Ne jemi një mijë here më shumë se shitësit e ardhmërisë të fëmijëve, nipërve e mbesave tona.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Shume i nderuari z.Shpetim, Ajo qe keni shkruar eshte plotesisht e vertete, shkaktaret vetem sa nuk jene thene me emra, e vetmja gje qe nuk eshte thene eshte – se pertej te tjereve edhe politikanet vendore kane gisht ne kete mega afere. Duhet thene troc se edhe partite shqiptare ne parlament (pozite opozite) kane gisht ne projektin e *Fushe Llukoves*, ketu nuk duhet perjashtuar edhe shume anetare te shoqates te perndjekurve dhe te burgosurve politike, pjestare te uçk-se dhe shume patriota te tjere qe sot neve n`a udheheqin. Ne fund te fundit pse mos t`a pranojme se edhe ky popull qe u ka dhene te drejten atyre qe te n`a udhehin ka faj!? – edhe ate faj mortor!
    Dhe ne fund perveç diagnozes dhe shkaktarit eshte mire qe te mendohet edhe per menyren se si te parandalohen keto raste te cilat e veshtiresojne jashte mase si te tashmen por akoma me keq edhe te ardhmen e femijeve tane, njekohesisht duke mare persiper kurajon per te mos bere diferencime nacionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button