Vazhdojnë të vlejnë rekomandimet deri të premten për shkak të ndotjes

Deri të premten vazhdojnë të vlejnë masat për lirim nga obligimet e punës për shkak të ndotjes së ajrit në rajonin e Shkupit, Tetovës, Kërçovës dhe Manastirit, që këto ditë është mbi të lejuarën, për gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, si dhe personat e sëmurë nga astma, pa dallim të moshës, me rekomadnim nga mjeku amë. 

Në fuqi, deri të premten janë edhe masat e tjera të cilat i rekomandoi Qeveria për shkak të ndotjes së ajrit. Drejtoria për punë hidrometeorologjike informon se vranësira të shtuara dhe reshje do të ketë të enjetn dhe të premten, si dhe rrymim më intensiv të ajrit, kështu që të premten dhe të shtunën temperaturat minimale çdokund do të jenë pozitive. 

Të premten pritet Qeveria sërish t’i shqyrtojë dhe vlerësojë masat dhe rekomandimet dhe t’i njoftojë qytetarët. Edhe më tej mbetet në fuqi rekomandimi që punëtorët të cilët punojnë në të ambinete të hapura, siç janë punëtorët e ndërtimtarisë, atë ta bëjnë prej orës 11 deri në orën 17. 

U rekomandohet, gjithashtu, kopshteve, shkollave fillore dhe të mesme të mos kryejnë aktivitete në ambiente të hapura. Kryqi i Kuq, qendrat për punë sociale dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale të kenë qasje më aktive për mbrojtje të shëndetit të disa nga grupet e ndjeshme, si personat e moshuar, të pastrehët dhe të tjerë. 

Të gjitha institucionet mjekësore dhe shëndetësore do të jenë të përgatitura të pranojnë numër të rritur të mundshëm të pacientëve. Vazhdon edhe rekomandimi për rikahëzim të lëvizjes së automjeteve ngarkuese në Shkup, Manastir, Kërçovë dhe Tetovë në periudhën prej orës 7:00 deri në orën 19:00, përkatësisht në qytetin e Shkupit të rikahëzohet lëvizja e automjeteve ngarkuese nëpër rrugën qarkore. 

Në qytetet e tjera rekomandohet që automjetet ngarkuese të mos qarkullojnë nëpër qendër në atë periudhë përveç automjetet të cilat transportojnë bukë dhe barëra. Ministri i Mjedisit Jetësor, Abdilaqim Ademi dhe autoritetet lokale u bënë thirrje qytetarëve, posaçërisht në Shkup, të shfrytëzojnë transportin publik në vend të automjeteve të tyre. 

Vetëqeverisjeve lokale u bëhet thirrje t’i pastrojnë dhe lajnë rrugët. Sipas matjeve të kryera gjatë ditëve të kaluara, ndotja më e madhe në këto rajone është vërejtur në periudhën prej orës 7:30 deri 11:00 dhe prej orës 17:00 deri 21:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button