Gjithsej 3.414 persona janë kthyer nga kufijtë e Francës pas vendosjes së kontrollit

Ministri francez i Punëve të Brendshme Bernar Kaznev njofoti se 3.414 persona, të cilët paraqesin rrezik për sigurinë dhe rendin publik, janë kthyer në kufijtë e Francës pas kthimit të sërishëm të kontrolleve pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit.

Ministri francez madje nuk dha hollësi për mënyrë me të cilën janë bërë këto refuzime.

Nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme, natën pas sulmeve në Paris, deri më tani sulmet më të rënda të realizuara në territorin e Francës, rezultatet janë shumë të rëndësishme, tha Kaznev.

Nga sot, në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme, u realizuan 2.898 kërkime administrative-bastisje. Kjo rezultoi me 346 arrestime, 397 paraburgime policore dhe 51 persona janë në burg, kjo sipas raportit të ri të bërë nga ministri francez i Punëve të Brendshme.

E votuar njëzëri nga ana e Parlamentit pas sulmeve, gjendja e jashtëzakonshme (status i jashtëzakonshëm lidhur me qeverisjen e të drejtës, me gjendjen e rrethimit dhe në gjendje lufte) është paraparë të zbatohet në Francë deri më 20 shkurt.

Megjithatë, ekzistojnë kritika të rritura më së shumti nga ana e të majtës, madhe edhe në kryetar të shumicës presidenciale, ndërsa udhëheqësia e socialistëve i mbështeti reformat e mbështetur kushtetuese, qëllimi i të cilave është pikërisht që të redefinohet dhe sigurojë gjendja e jashtëzakonshme në interpretuar në ligjin themelor-kushtetues.

Regjimi i gjendjes së jashtëzakonshme deri më tani është rregulluar vetëm me ligj të thjeshtë dhe për këtë arsye mund të kontestohet para Këshillit kushtetues, organi më i lartë juridik francez.

Të martën, Këshilli i njejtë kushtetues, në një vendim tejet të pritur, vlerësoi se rregullativa ligjore paraburgim shtëpiak nën gjendje të jashtëzakonshme është në pajtuehsmëri me Kushtetutën.

Kjo masë është kontestuar nga deputetët nga grupi i ekologëve të cilët mendojnë se ky tekst është në kundërshtim me liritë kushtetuese për ardhje dhe vajtje.

Gjendja e jashtëzakonshme lejon që prefektët – përfaqësues të shtetit, të zbatojnë hulumtime, paraburgim shtëpiak dhe shpërbërje të shoqatave të qytetarëve, pa u marrë vendim nga pushteti gjyqësor, me vetëm dyshim për kanosje për sigurinë publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button