Gjermani, arrestohet personi i dyshuar për mbytjen e 5 migrantëve

Policia gjermane ka arrestuar një trafikant të qenieve njerëzore për të cilin dyshohet se është fajtor për mbytjen e pesë migrantëve në afërsi të brigjeve turke në prill të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Jens Schobranski, zëdhënësi i policisë federale tha se siriani 37 vjeçar është arrestuar të marten në Strausberg, vend në afërsi të Berlinit. Ai shtoi se një i afërm i njërit prej migrantëve të mbytur i kishte hyrë në gjurmë të dyshuarit N.N dhe e zbuloi policia gjermane.

I dyshuari, i cili në Gjermani ka ardhur në muajin gusht, dyshohet se ka marrë 2.400 dollarë nga migrantët dhe i vendosi në vargë të vogël për në Greqi pavarësisht motit të keq. Varka u përmbys dhe u fundos.

Schobranski shfaqi shpresën se do të paraqiten edhe të afërm tjerë të të dëmtuarve nga ana e sirianit të dyshuar. Ai theksoi se nëse vërtetohet se është fajtor për trafikim të njerëzve që ka shkaktuar vdekje, të dyshuarin e pret së paku tre vite burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button