Të hënën protesta para Qeverisë, kundër ndotjes

Të hënën, 28 dhjetor, para Qeverisë organizohet protestë kundër ndotjes së ajrit, raporton Portalb. Iniciativa qytetare dhe OJQ janë mbledhur bashkë për t’i thënë stop ndotjes.

Qytetarë, koha po na shkel, ndërsa ajri edhe më tutje na e merr frymën dhe jetën. Nuk kemi kohë për të pritur, sëmundjet dhe vdekja po na ndjekin ne dhe të afërmit tanë edhe fëmijët tanë! Kështu porosisin organizatorët e protestës.

“Mjaft më! U bashkuam dhe vendosëm të themi JO! Ju ftojmë të gjithë ju të cilët po merrni frymë, e nuk dëshironi të vdisni, të na bashkëngjitën në protestën më 28 dhjetor (e hënë) në orën 17:00, para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Protestojmë kundër ndotjes së ajrit. Protestojmë që autoritetet të marrin masa të menjëhershme me të cilat do të mbrohet shëndeti ynë.”, thuhet në lajmërimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button