Ermira Mehmeti: Nuk anulohen zgjedhjet pa dritën jeshile të BE-së

Deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti, e ftuar në emisioni “10 Minuta”, foli për arsyet e bojkotit nga deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim, ndaj fjalimit të sotëm në Parlament të presidentit Gjorgje Ivanov. Kjo, sipas saj u bë për shkak se Ivanov nuk reflekton vullnetin e përgjithshëm të shoqërisë, pasi që ai në atë post nuk ka ardhur si rezultat i një konsensusi etnik në mes partive më të mëdha politike.  Mospërfshirja e kuadrove shqiptarë në kabinetin e tij, sipas deputetes, tregon për qasjen refuzuese që ai ka ndaj idesë së një Maqedonie shumetnike.

“Ne e konsiderojmë atë si përfaqësues jolegjitim dhe për këto arsye kemi vlerësuar se nuk do të jemi prezent në ekspozetë vjetore të tij”, u shpreh Ermira Mehmeti.

Ndërkaq, pas marrjes se  “aminit” nga qeveria, për universitetin e ri, e pyetur nëse kjo është një tregues për  vazhdimin e koalicionit me BDI dhe VMRO, pas zgjedhjeve te 24 prillit, Mehmeti nënvizon se kjo do të vendoset vetëm nga votat e qytetarëve. Ajo tha se përgatitjet për ngritjen e Universitetin “ Nënë Tereza”, pritet të bëhen me procedure të shpejtuar, gjate javës së ardhshme, në mënyrë që të krijohen kornizat ligjore.
Ndërkohë, duke folur për ngecjen e bisedimeve të grupeve punuese, ajo tha se ka qenë e pritshme që kjo të mos jetë një rrugë e lehtë.

“Gjith procesi i Përzhinës bazohet në konkluzat dhe rekomandimet e raportit të Pribes dhe unë këtë raport e shoh si  kornizë për një Maqedoni më të mirë, për një Maqedoni ndryshe”, shtoi Deputetja Mehmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button