Avzi Mustafa: Pro Universitetit, por jo me paga minimale!

Profesori Universitar Avzi Mustafa në emisionin “10 Minuta” në TV21, u shpreh se Shkupit i takon të ketë një Universitet dhe se sipas tij cilësia në arsim shtohet me konkurrencë.

“Cilësia ndonjëherë shtohet me konkurrencë. Ky do të jetë një universitet që do të jetë konkurrent dhe atëherë kur do të bëhet konkurrencë me universitete tjera, sigurisht që do të shtohet edhe cilësia. E dyta, ky universitet besoj që nuk do të jetë siç mendohej në fillim se do të bëhet për arsye për të pranuar kuadër të një partie, kjo nuk ka të bëj.”

Profesori Mustafa foli edhe për ligjet e reja në arsim, ndërsa u shpreh i pakënaqur me kushtet që i posedojnë punëtoret e arsimit në Maqedoni.

“Janë sjellë shumë ligje të cilat nuk respektohen, dhe aty nuk respektohet ligji nuk ka cilësi, mandej mos të flas për pagën e cila është minimale e një profesori, nuk ka kushte. Arsimit nuk i duhen ligje por i duhen përkrahje dhe motivim”.

Sipas profesorit Mustafa, duhet që të bëhet një bord midis Ministrisë së Arsimit dhe universiteteve, që të koordinohen punët dhe të shihen të gjitha aspektet e nevojshme, që të mos pranohen ligje të reja pa bëra analiza.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ku e kane ata gajle se ti apo kush tjeter eshte Pro apo kunder …
    Mos valle ishte ne debat publik dhe u themelua…
    Ata e themelojne per vehte…

  2. Mirembrema.Kerkoj nga ju ju lutem adresen e imail. Te prof .dr. Avzi Mustafa. Mbese me shprese qe se shpejti do te me informoni.Kam qene nje studente e tij.Me respekt N.A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button