Zylbeari: VMRO me çdo kusht tenton të mos implementohet Marrëveshja e Përzhinos (VIDEO)

Elida Zylbeari, kryeredaktore e Portalb.mk në një intervistë për Civil Media thotë se ka shumë rezerva në lidhje me zbatimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike në Maqedoni. Ajo shprehet se zgjedhjet do zhvillohen në “mënyrë efektive” sipas kërkesës së BE-së, kjo do të thotë “pa dhunë”, por nuk do të thotë se me të vërtetë do të jenë të lira dhe demokratike. Zylbeari shpreh skepticizëm për reformim thelbësor politik në lidhje me Marrëveshjen e Përzhinos.

Në intervistën e bërë më 14 dhjetor, një ditë para miratimit të përbërjes së re të KSHZ, Zylbeari thotë që implementimi i marrëveshjes së Përzhinos shkon shumë vështirë, marrëveshjet arrihen “5 minuta në 12”, ndërkaq edhe afatet shkelen. Ajo thekson se më shumë nga kjo përfiton VMRO-ja, e cila me çdo kusht mundohet që sa më shumë ta shtyjë afatin e implementimit.

Redaksia e Civil Media serish bëri mini-intervista me intelektualë të shquar, figura publike nga skena shoqërore, ekspertë dhe analistë prej të cilave marrim një numër të pikëpamjeve dhe analizave interesante dhe të rëndësishme. Të gjithë bashkëbiseduesit u pyetën të njëjtat pyetje në lidhje me zhvillimin e negociatave për të kapërcyer krizën politike, pengesave dhe shkeljeve të “Marrëveshjen së Përzhinos” dhe mundësive për të krijuar kushte të duhura për zgjedhje të lira në prill 2016. Këto bisedime janë pjesë e aktiviteteve të projektit “Zgjedhje të lira për qytetarë dhe qytetare të lira”, mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button