George Papandreou: Fluksi i refugjatëve drejt Evropës do të vazhdojë

Kryetari i Internacionales Socialiste dhe ish-kryeministri grek George Papandreou, deklaroi se kriza e refugjatëve në Evropë do të vazhdojë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Do të shohim gjithnjë e më shumë probleme me refugjatët në mbarë botën dhe Evropa është destinacioni për refugjatët deshët apo nuk deshët ju”, tha Papandreou sot në konferencën në Universitetin Bogazici në Stamboll.

“Ata do të gjejnë mënyrë pavarësisht asaj se sa gardhe dhe mure ndërtojnë”, tha politikani 63 vjeçar. Sipas tij, ata nuk do të jenë vetëm sirianët. “Siç e dimë shumë prej tyre janë nga Afganistani, Irani, Iraku dhe Afrika”, tha ai.

Ai theksoi se vala e ardhshme e refugjatëve mund të vijë nga Jemeni, vend ky i përfshirë nga lufta.

“Ne duhet të ulemi dhe të shohim si të përballemi me këto problem”, tha Papandreou.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button