Lajmi dallon nga kumtesat ose kumtesat s’janë lajme!

[Recension: “Vatra në partneritet dhe Komuna e Sarajit”]

Kumtesa ose ndryshe qëndrimi me shkrim i një subjekti çfarëdo qoftë ai, përfaqëson vetëm qëndrimin e njërës palë të lajmit. Zakonisht, kumtesat janë shumë subjektive, të mbushura me komente dhe fjalë promovuese. Kopjimi i plotë i saj dhe përcjellja deri tek publiku, përbën thyerje të kodit etik gazetaresk.

Vatra në partneritet dhe Komuna e Sarajit screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Vatra në partneritet dhe Komuna e Sarajit”

Data dhe koha e publikimit: 16.12.2015

Data e recensionit: 17.12.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Reagimet dhe thumbimet mes dy palëve, duhet trajtuar dhe transmetuar në mënyrë të balancuar. Gazetari dhe mediumi nuk guxon të anojë nga njëra palë. Për të luajtur rol konstruktiv si gazetarë, është i detyruar të kërkojë qëndrimin e palës tjetër.

Informojmë të gjithë ata që nuk janë mirë të informuar, rreth vendosjes së përmendores së Isa Boletinit, në Saraj se bartës i këtij projekti është Shoqata për Traditë dhe Kulturë \\\”Vatra e Dervenit\\\” e jo Komuna e Sarajit apo subjekti politik Bdi… Ky projekt po mbështetet nga shumë qytetarë, afarist, biznese të mëdha dhe të vogla, qytetarë që duan të na ndihmojmë deri ne grumbullimin e mjeteve të nevojshme ku me këtë rastë ju ftojmë edhe juve përfaqësues të Lëvizjes \\\”besa\\\” të kontriboni në këtë drejtim. \\\”Besa\\\” tek shqiptarët ka egzistuar që moti, por me nder dhe me moral, e jo që dikush tabi ta imponoj \\\”Besën\\\” me para.

Për të informuar lexuesin në mënyrë kronologjike me rrjedhën e përplasjes, gazetari ështëi detyruar që lexuesit t’i sjellë një informacion të plotë në të cilin do të shpjegohej se Komuna Sarajit akuzohet se detyron të punësuarit të ndajë të holla për të paguar shtatoren e Isa Boletinit në Saraj të Shkupit. Të gjitha këto akuza janë drejtuar nga koordinatori i Lëvizjes “Besa” për Komunën e Sarajit, të cilin autori nuk e ka cilësuar si palë e rëndësishme e tekstit. Për të qenë teksti profesional, gazetari do të fokusohej në reagimet e Komunës Sarajit dhe Lëvizjes “Besa”, ndërsa si palë në tekst do të citonte edhe shoqatën “Vatra e Dërvenit”, e cila e thirret se mbanë vulën e këtij projekti.

Ne si Shoqatë do të bëjmë edhe më tutje projekte me vlera kombëtare, kurse këta pa identitet le të meren me shpifje dhe para se të reagojnë le të informohen më mirë.

Teksti përveç që nuk i është përmbajtur rregullave gazetareske dhe si i tillë është pa strukturë, pa rënditje dhe shumë i paqartë. Shpërqendrimi tek lexuesi fillon që nga titulli! “Vatra në partneritet dhe Komuna e Sarajit”, për çfarë partneriteti flet kumtesa kolegë dhe ç’ne Komuna e Sarajit në titullin (e kumtesës) kur teksti juaj flet se bëhet fjalë për projekt të një shoqate dhe jo të një Komune.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button