Clinton sulmon ashpër rivalin Trump, e quan rekrutues të xhihadistëve

“Donald Tramp është rekrutuesi më i mirë i xhihadistëve”. Kështu u shpreh kandidatja demokrate për presidente, Hilari Klinton, gjatë debatit të demokratëve të ditës së shtunë.

Hillary Clinton ,kandidate për Presidente:“Donald Trump ka treguar deri tani se është rekrutuesi më i mirë i ISIS-it.Fyerjet e Trumpit ndaj myslimanëve mundësojnë rekrutimin dhe radikalizimin e xhihadistëve. Ai ka treguar se është mjeshtër i toneve agresive dhe fanatizmit në dhënien e përgjigjeve shumë të thjeshta për çështje shumë të rëndësishme”.

Kandidati tjetër për president, Bernie Sanders, i kërkoi ndjesë rivales Klinton, pasi stafi i tij kishte vjedhur të dhëna nga fushata e saj. Ai tha se i vjen keq dhe nuk është ky lloji i fushatës qe stafi i tij bën.

Gjithësesi nuk kanë munguar përplasjet midis të dyve sa i përket politikave mbi taksat, shëndetësinë apo qëndrimet mbi situatën në Siri. Sanders akuzoi Klintonin për qëndrimet ndaj Sirisë dhe deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për një lidership të ri, transmeton Tv Klan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button