Davutoglu: Kemi nisur një epokë të ndritshme

Kryetari i AK Partisë dhe Kryeministri i Turqisë. Ahmet Davutoglu ka deklaruar se: “Në 13 vitet e kaluara, ne së bashku me popullin tonë kemi mbyllur një epokë të errët dhe kemi nisur një epokë të ndritshme”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri turk, duke folur në kongresin e krahut rinor te AK Partisë ka shtuar më tej se: “Turqia e cila u merrte me kriza, trazira dhe konfuzione shkoi, dhe ka lindur Turqia e cila rritet me përparime, bëhet më e lirë dhe zhvillohet. Kemi gjetur zgjidhje për problemet e vendit, por edhe njohuritë politike të cilët ishin bërë problem për këtë vend u hoqën nga qarkullimi. Pothuajse një ekonomi e cila ishte në fund të fundit u ngrit dhe thyen rekorde mbi rekordet. Demokracia jonë është forcuar. Janë çaktivizuar çdo lloj iniciativa e atyre të cilët nuk respektojnë votën e popullit, si që janë grusht shteti, kujdestaria dhe udhëheqja e njëtrajtshme. Prej një shteti i cili ishte i mbyllur në brendinë e tij kemi ardhur në një Turqi e cila është në çdo cep të botës, thotë fjalën e saj dhe dëgjohet fjala e saj. Gjithë këtë e kemi arritur me mbështetjen e popullit tonë. Këta 13 vite janë suksesi i popullit tonë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button