Operacione kundër terrorizmit në juglindje të Turqisë, vritet një ushtarë dhe 18 terroristë të PKK-së

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë ka njoftuar se në operacionet kundër terrorizmit të ndërmarra në rajonet Cizre dhe Silopi në qytetin Şırnak dhe në rajonin Sur në qytetin Diyarbakır janë neutralizuar 18 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë Shtabi i Përgjithshëm ka njoftuar se gjatë operacioneve kundër organizatës terroriste PKK ditën e sotme në rajonin Cizre në qytetin Şırnak është plagosur  një ushtar i cili ka humbur jetën duke rënë dëshmorë pasi është dërguar në spital.

Në faqen e internetit të Shtabit të Përgjithshëm janë dhënë informacione në lidhje me “ngjarjet e rëndësishme brenda vendit” të ditë së djeshme, ku theksohet se në rajonet në qytetin Silopi janë hequr 20 barrikada të vendosura nga terroristët si dhe janë shkatërruar 6 kurthe me lëndë shpërthyese artizanale.

Ndër të tjera theksohet se në qytetin Şanlıurfa një terrorist është dorëzuar tek forcat e sigurisë si dhe është arrestuar një tjetër terrorist i cili ka tentuar të hyjë në vend ilegalisht nga Siria.

Ndërsa në operacionet kundër organizatës terroriste separatiste në rajonin Cizre të qytetit Şırnak janë neutralizuar 11 terroristë, në rajonin Silopi 1 dhe në rajonin Sur në qytetin Diyarbakır janë neutralizuar 6 terroristë. Ndërsa vihet në dukje se në operacionet e ndërmarra në 5 ditët e fundit në rajonin Cizre janë neutralizuar 80 terroristë ndërsa në Silopi 7.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button